Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Protestë kundër revistës Charlie Hebdo


Pamje nga protesta e sotme në Teheran

Pamje nga protesta e sotme në Teheran

Qindra njerëz kanë protestuar sot në kryeqytetin Teheran të Iranit kundër karikaturës së Profetit Muhamed në revistën franceze satirike, Charlie Hebdo.

Protestuesit, kryesisht studentë, në protestën para Ambasadës së Francës në Teheran kanë brohoritur “Poshtë Franca Sioniste”.

Disa prej demonstruesve kanë kërkuar mbylljen e Ambasadës së Francës në Iran.

Në ballinën e numrit të fundit të revistës, Charlie Hebdo, është paraqitur Profeti Muhamed, me lot në sy dhe duke e mbajtur mbishkrimin “Unë jam Charlie”. Kjo ballinë i ka zemëruar pamasë shumë myslimanë në gjithë botën.

Ky slogan ishte përdorë nga mediat dhe miliona njerëz në gjithë botën për të treguar solidaritet me 12 viktimat e sulmit të militantëve islamikë në zyrat e revistës më 7 janar dhe për ta paraqitur mbështetjen e tyre për shprehjen e lirë.

Irani e ka dënuar sulmin kundër revistës, por, po ashtu, e ka kritikuar ballinën e saj në numrin më të ri.

XS
SM
MD
LG