Ndërlidhjet

Rusi: Shefi i futbollit mund të shkarkohet për shkak të Capellos


Fabio Capello gjatë një takimi të Rusisë vitin e kaluar
Fabio Capello gjatë një takimi të Rusisë vitin e kaluar

Shefi i organizatës futbollistike të Rusisë, Nikolai Tolstykh, mund të shkarkohet për shkak të dështimit që ta paguajë trajnerin e kombëtare së Rusisë, italianin Fabio Capello.

Mediat ruse raportojnë se sindikata shtetërore, që e mbikëqyr Federatën e futbollit, e ka caktuar afatin që përfundimisht deri sot të paguhen rrogat e papaguara për trajnerin italian.

Vitin e kaluar, Fabio Capello, e ka nënshkruar një kontratë të re me Federatën e Futbollit të Rusisë, ku përfshihet edhe angazhimi në Kampionatin Botëror në vitin 2018, që organizohet në Rusi.

Por, raportohet se Capello nuk është paguar për më tepër se gjashtë muaj dhe kjo shumë është afro 9.2 milionë dollarë.

Javën e kaluar, Nikolai Tolstykh, u tha gazetarëve se “ne po bëjmë të gjitha përpjekjet për ta pastruar borxhin” ndaj Capellos.

Parashihet që Kampionati Botëror i Futbollit në Rusi do të kushtoj 14.4 miliardë dollarë.

Ekonomia e Rusisë është goditur fuqishëm nga rënia e çmimeve të naftës në aspektin global dhe nga sanksionet perëndimore për shkak të ndërhyrjes së Moskës në konfliktin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG