Ndërlidhjet

Maqedoni: Femrave nuk u lejohet pjesëmarrja në ceremoni


Pamje e notuesve në ceremoninë fetare në Strugë

Pamje e notuesve në ceremoninë fetare në Strugë

Një Dioqezë Ortodokse në pjesën lindore të Maqedonisë nuk ka lejuar që femrat notuese të marrin pjesë në ceremoninë vjetore fetare për ta shënuar një festë religjioze.

Mijëra njerëz në gjithë Maqedoninë kanë marrë pjesë në ceremonitë e mbajtura në lumenj dhe liqene, ku notuesit kanë garuar për kthimin e kryqeve të hedhura në ujë.

Në pjesën lindore të Bregallnicës, femrave nuk u është lejuar të marrin pjesë, pasi klerikët thanë se kryqi duhet të nxirret nga mashkulli, për shkak të rolit të tij si udhëheqës tradicional i familjes, raporton AP.

Vitin e kaluar në këtë hapësirë pat intervenuar edhe policia, pasi një notuese e para e mori kryqyin, por atë ia mori me forcë një mashkull.

XS
SM
MD
LG