Ndërlidhjet

AI: Civilët në rrezik të madh në lindje të Ukrainës


Organizata Amnesty International (AI) me seli në Londër, thotë se përshkallëzimi i armiqësive në pjesën lindore të Ukrainës, prej ditës së djeshme, ka shkaktuar një numnër të vrasjeve të civilëve, përfshirë fëmijë, dhe i ka rrezikuar shumë jetët e civilëve.

AI tha sot se separatistët prorusë i kanë përdorë hapësirat e banuara dendur me popullatë për lansimin e operacioneve ushtarake, derisa trupat ukrainase e kanë kthyer zjarrin në këto territore.

Luftimet janë intensifikuar gjatë fundjavës derisa trupat e qeverisë ukrainase janë përpjekur ta rimarrin kontrollin e plotë ndaj aeroportit të Donjeckut dhe hapësirave rreth tij.

Amnesty International tha se kryengritësit kanë hedhur raketa nga hapësirat e banuara në Donjeck dhe Horlivka.

Trupat ukrainase janë përgjigjur me predha artilerike, duke i vrarë së paku dy civilë në Horlivka, më 18 janar, tha Amnesty International.

Nga hedhja e predhave nga separatistët janë vrarë tre njerëz dhe janë plagosur 10 të tjerë në Debaltsevin e kontrolluar nga trupat qeveritare, më 19 janar.

AI ka kërkuar nga të dy palët që ta ndalin shfrytëzimin e hapësirave të banuara për ndërmarrjen e operacioneve ushtarake.

XS
SM
MD
LG