Ndërlidhjet

Mogherini: Situata në Ukrainë – e përkeqësuar


Federica Mogherini në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel
Federica Mogherini në konferencën e sotme për shtyp në Bruksel

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikkë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, tha sot se situata në terren në Ukrainë është “më e keqe se javën e kaluar” dhe e ka përjashtuar mundësinë që sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë të zbuten, pa implementimin nga ana e Moskës të marrëveshjeve të Minskut.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë mund të ndryshojnë vetëm atëherë kur përkushtimet, që janë marrë në Minsk të implementohen, dhe më lejoni të them se zhvillimet e fundit në terren nuk janë inkurajuese”, tha sot zonja Mogherini, pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë imponuar sanksione ekonomike kundër Rusisë, pas aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës, në muajin mars të vitit të kaluar.

Perëndimi, po ashtu, e akuzon Rusinë për dërgimin e trupave dhe armatimit në pjesën lindore të Ukrainës, për t’i mbështetur separatistët. Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

Ministri i jashtëm i Lituanisë, Linas Antanas Linkevicius, tha se Moska nuk “ka treguar vullnet politik, prandaj nuk ka arsye për ndryshim të politikës”.

XS
SM
MD
LG