Ndërlidhjet

SHBA: Fjalimi i Obamës për gjendjen e vendit


Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama, sonte vonë do ta mbajë fjalimin e tij të gjashtë vjetor lidhur me gjendjen e vendit.

Komentatorët thonë se në fjalim, me gjasë, do të përfshihet një rreze e gjërë e çështjeve, prej imigrimit dhe reformës së sistemit shëndetësor, e deri te politika e ambientit dhe e sigurisë kombëtare.

Presidenti Obama pat thënë se fjalimi i tij do të fokusohet në atë që ai e quan ripërtritje të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara dhe si të shfrytëzohet mundësia që të shtohen të ardhurat dhe rrogat.

Por, fjalimi i këtij viti për të parën herë gjatë presidencës së Obamës, do të mbahet në Kongres, që dominohet nga republikanët, si në Dhomën Përfaqësuese, ashtu edhe në Senat, pas zgjedhjeve të mesmandatit të mbajtura në nëntor të vitit të kaluar.

Planifikohet që Obama ta trajtoj edhe çështjen e politikës së jashtme, me ç’rast në krye të agjendës duket se është lufta kundër militiantëve të Shtetit Islamik, programi atomik i Iranit dhe terrorizmi në Internet.

XS
SM
MD
LG