Ndërlidhjet

logo-print

BE: Krijohen projekte kundër terrorit së bashku me vendet islame


Federica Mogherini

Federica Mogherini

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha mbrëmë vonë se BE-ja dëshiron të lansoj projekte kundër terrorit së bashku me disa vende myslimane për ta shtuar bashkëpunimin, pas sulmeve në Paris.

Zonja Mogherini tha se po shikohen “projekte specifiike për lansim gjatë javëve të ardhshme me disa vende specifike, për rritjen e nivelit të bashkëpunimit kundër terrorizmit”, dhe në këtë aspekt i ka përmendur “Turqinë, Egjiptin, Jemenin, Algjerinë dhe shtetet e Gjirit”.

Këto komente ajo i bëri mbrëmë vonë para gazetarëve, pas mbledhjes së ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Bruksel.

XS
SM
MD
LG