Ndërlidhjet

Papa: Katolikët nuk duhet të shtohen si “lepujt”


Papa Françesk

Papa Françesk

Papa Françesk ka bërë thirrje për përgjegjësi në lindjen e fëmijëve dhe tha se katolikët e mirë nuk duhet të shumëzohen si “lepujt”.

Kreu i Kishës Katolike, e cila i ka afro 1.2 miliardë besimtarë në gjithë botën, tha se ai e mbronë mësimin kishtar kundër kontracepcionit artificial, por ka pretenduar se kjo nuk do të thotë se “të krishterët duhet të kenë fëmijë njërin pas tjetrit”.

Duke folur para gazetarëve, mbrëmë vonë, gjatë kthimit nga Filipinet për në Vatikan, Papa Françesk e ka denoncuar atë që ai e cillësoi si “kolonizim ideologjik” të familjeve dhe të botës së zhvilluar.

Ai tha se idetë progresive perëndimore për kontrollin e lindjes dhe të drejtat e homoseksualëve, gjithnjë e më tepër po imponohen nga grupet, institucionet ose vendet individuale, shpeshherë si kusht për ndihma zhvillimore.

XS
SM
MD
LG