Ndërlidhjet

FMN: Zvogëlohet parashikimi për rritje globale ekonomike


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ka zvogëluar parashikimin e vet për rritje globale ekonomike në vitin 2015. Njëherësh, FMN-ja ka kërkuar nga qeveritë dhe bankat qendrore që t’i mbështesin politikat dhe reformat për rritje.

Në raportin e fundit për Parashikimin Botëror Ekonomik, të publikuar sot, FMN ka projektuar rritje globale për 3.5% për vitin 2015 dhe 3.7% për vitin 2016. Këto shifra paraqesin ulje për 0.3% për të dy vitet, nga parashikimi i mëparshëm i FMN-së.

Shefi i ekonomistëve në FMN, Olivier Blanchard, tha se faktorët e rinj në mbështetje të rritjes, siç janë çmimet e ulëta të naftës, ishin neutralizuar nga forcat negative, “që përfshijnë trashëgimitë e mbetura të krizës dhe rritjen më të ulët potenciale në shumë vende”.

Projektimet për ekonomitë në zhvillim janë ulur më së tepërmi, e më së shummti ato për eksportuesit e naftës, siç janë Rusia, Nigeria dhe Arabia Saudite.

Shtetetet e Bashkuara është e vetmja ekonomi madhore për të cilën është përmirësuar parashikimi për rritje, pasi për vitin 2015, ajo pritet të jetë 3.6%, ndërsa më parë kjo shifër ishte në 3.1%.

XS
SM
MD
LG