Ndërlidhjet

EULEX: Aktakuzë kundër tre zyrtarëve të Ministrisë së brendshme


Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) dje e ka ngritur në aktakuzë kundër pesë vetëve për vepra të ndryshme penale, përfshirë krim të organizuar, transportim, këmbim apo shitje të pautorizuar të armëve, mashtrim dhe shpërdorim të pozitës zyrtare apo të autoritetetit, ka njoftuar misioni EULEX.

Mëtutje, në kumtesë theksohet se në këto akuza përfshihen tre zyrtarë të Ministrisë së brendshme dhe dy persona të cilët merren me biznes.

Aktakuza ka të bëjë me një proces tenderuees për furnizim me armë, municion dhe pajisje për mbikëqyrje për policinë e Kosovës.

Ky rast po ndiqet penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

XS
SM
MD
LG