Ndërlidhjet

logo-print

Japoni: Ngritje rekorde e aeroplanëve luftarakë kundër atyre rusë dhe kinezë


Ilustrim

Ilustrim

Japonia thotë se i ka ngritur aeroplanët e vet luftarakë për një kohë rekorde të shpejtë për tu konfrontuar me aeroplanët luftarakë kinezë dhe rusë, në ose afër hapësirës ajrore japoneze.

Ministria e mbrojtjes e Japonisë ka njoftuar sot se aeroplanët janë ngritur 744 herë gjatë nëntë muajve, përfundimisht më 31 dhjetor, që është 32% më tepër se në periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Kina e ka shqetësuar Japoninë me rritje të numrit të fluturimeve në dhe rreth Detit Kinez Lindor, ku të dy vendet pretendojnë pronësi ndaj disa ishujve të vegjël.

Por, shumë aeropëanë japonezë luftarakë janë dërguar për t’i kundërshtuar bombarduesit rusë dhe aeroplanët e spiunimit.

Aeroplanët japonezë janë ngritur 369 herë në tre muajt e fundit, për t’i konfrontuar aeroplanët rusë, që është për katër herë më tepër se para një dekadde.

Rusia dhe Japonia mbesin në bllokuar në kontestin për një arkipelag, që kontrollohet nga Rusia, kështu që këto dy vende formalisht ende nuk i kanë përfunduar armiqësitë e Luftës së Dytë Botërore.

Në perëndim të Rusisë, konfrontimet ndërmjet aeroplanëve luftarakë rusë dhe atyre të NATO-s janë rritur shumë, për shkak të tensioneve për konfliktin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG