Ndërlidhjet

Japoni: Kërkohet lirim i menjëhershëm i të rrëmbyerve nga IS-i


Shinzo Abe
Shinzo Abe

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka thënë se kërcënimi i bërë nga militantët e Shtetit Islamik (IS) për t’i vrarë dy të rrëmbyer japonezë, është i “pafalshëm”.

Në një një konferencë për shtyp sot gjatë një vizite në Jerusalem, zoti Abe ka kërkuar nga ky grup lirimin e menjëhershëm të personave të rrëmbyer, Kenji Goto Jogo dhe Haruna Yukawa.

Në një video të publikuar sot në Internet shihet se militantët e IS-it kërcënohen me vrasje, nëse nuk paguhen 200 milionë dollarë brenda 72 orëve.

XS
SM
MD
LG