Ndërlidhjet

Minatorët e Trepçës në grevë


Trepça

Trepça

Minatorët e kombinatit “Trepça” kanë hyrë në grevë që nga mëngjesi i sotëm, bëjnë të ditur zyrtarët e këtij kombinati.

Rreth 250 minatorë janë duke qëndruar në horizontin e 10-të në minierën e Stantërgut.

Sebahate Fetahu, asistente e drejtorit të “Trepçës”, Ahmet Tmava, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të gjithë punëtorët e këtij kombinati janë në grevë.

“Minatorët duan sqarim për projektligjin që është shtyrë dhe duan sqarim për fatin e ‘Trepçës’. Për momentin, deri më tash, askush nga qeveria nuk ka shkuar aty dhe as qe ka lajmëruar për një gjë të tillë”, ka theksuar Fetahu.

Ajo ka shtuar se minatorët u kanë thënë drejtuesve të “Trepçës” se “derisa të merret ndonjë vendim prej qeverisë, grevën nuk do ta ndalin”.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG