Ndërlidhjet

Marshim në kërkim të shkarkimit të ministrit Jabllanoviq


Pamje nga marshimi
Pamje nga marshimi

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka zhvilluar sot një marshim paqësor, duke kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

“Kryeministër shkarkoje” ishte thirrja e protestuesve.

Jabllanoviq ka kërkuar falje të hënën, më 19 janar, për deklaratat që i ka bërë më 6 janar të këtij viti ndaj protestuesve në Gjakovë.

“U kërkoj fjale të gjitha nënave që janë ndjerë të fyera me këtë deklaratë”, ka thënë Jabllanoviq, pas një takimi të Qeverisë së Kosovës.

Ai i kishte quajtur “egërsira” protestuesit, që kryesisht ishin nëna dhe familjarë të personave të pagjetur të luftës, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Jabllanoviq ishte arsyetuar duke thënë se komentet e tij nuk kishin të bënin me familjarët e personave të zhdukur, por me ata që kishin hedhur gjësende në autobusin që bartte qytetarët serbë.

XS
SM
MD
LG