Ndërlidhjet

logo-print

KS dënon për herë të parë Boko Haramin


Militantë të Boko Haramit

Militantë të Boko Haramit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar përshkallëzimin e sulmeve nga grupi ekstremist i Nigerisë, Boko Haram.

Deklarata presidenciale është reagimi i parë formal i Këshillit kundër aktiviteteve të Boko Haramit.

Këshilli i Sigurimit ka kërkuar që grupi ekstremist të ndalojë menjëherë të gjitha armiqësitë dhe të çarmatoset.

Ai po ashtu ka kërkuar lirimin e të gjitha pengjeve, përfshirë 276 vajza të rrëmbyera në muajin prill të vitit të kaluar.

Këshilli ka paralajmëruar se disa akte të Boko Haramit “mund të llogariten si krime kundër njerëzimit”.

XS
SM
MD
LG