Ndërlidhjet

IS-i kërkon 200 milionë $ për pengjet japoneze


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Në një video të publikuar sot, militantët e Shtetit Islamik kanë kërcënuar se do të vrasin dy pengje japoneze, nëse Japonia nuk paguan një shumë prej 200 milionë dollarësh brenda 72 orësh.

Militanti, i cili kërkon shumën, flet anglisht me theks britanik.

Ai thotë se videoja është mesazh për kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

Ky i fundit ka thënë se kërcënimi i militantëve të Shtetit Islamik është “i pafalshëm” dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve.

Duke folur një një konferencë për media në Jerusalem, Abe ka premtuar se Japonia do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar lirimin e sigurt të pengjeve, duke thënë se “jeta e tyre është prioritet i lartë”.

Dy pengjet japoneze janë identifikuar në video si Kenji Goto Jogo dhe Haruna Yukawa.

XS
SM
MD
LG