Ndërlidhjet

Papunësia globale do të vazhdojë të rritet


Ilustrim

Ilustrim

Organizata për Punë e Kombeve të Bashkuara parashikon se papunësia globale do të vazhdojë të rritet për shkak të rritjes së ngadalshme ekonomike dhe trazirave në treg.

Organizata Ndërkombëtare për Punë thotë se 201 milionë njerëz në botë kanë qenë pa punë në vitin 2014.

Raporti, i publikuar sot, parashikon që papunësia globale te rritet në 212 milionë në vitin 2019.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Punë, Guy Ryder, ka thënë se “kriza për punë është larg përfundimit”.

Ai ka thënë se mbi 61 milionë vende punë janë humbur qysh në vitin 2008, kur edhe ka shpërthyer kriza globale financiare.

XS
SM
MD
LG