Ndërlidhjet

Rusia mohon dërgimin e trupave në Ukrainë


Donjeck, 20 janar 2015.
Donjeck, 20 janar 2015.

Rusia, edhe sot, ka hedhur poshtë akuzat e Kievit, se Moska dërgon trupa në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, Igor Konashenkov, ka thënë se pretendimet e Kievit janë “absolutisht të pakuptimta”.

“Deklarata e djeshme nga Kievi për transferimin e njësiteve të Forcave të Armatosura Ruse përtej kufirit Rusi-Ukrainë nuk qëndron”, ka thënë Konashenkov.

Ushtria e Ukrainës ka thënë se rreth 700 trupa ruse kanë hyrë në territorin e saj mëngjesin e 19 janarit, për të mbështetur separatistët pro-rusë.

Në ditët e fundit, luftimet midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë janë intensifikuar, sidomos përreth aeroportit të Donjeckut në lindje.

XS
SM
MD
LG