Ndërlidhjet

Rusia do të rrisë sërish çmimin e gazit për Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Shefi i gjigantit rus të gazit “Gazprom” ka thënë se çmimi i ulët për Ukrainën, gjatë sezonit të dimrit, do të marrë fund më 1 prill.

Aleksei Miller ka thënë se nga kjo datë, çmimi për Kievin do të vendoset në përputhje me një kontratë afatgjate.

Ai nuk e ka specifikuar çmimin, por Gazpromi më herët ka ngarkuar Ukrainën me 485 dollarë për 1,000 metra kub.

Rusia ka ulur çmimin në fund të vitit 2013, si shpërblim për Kievin, i cili ka hequr dorë nga një marrëveshje e rëndësishme me Bashkimin Evropian.

Por, ajo ka rritur çmimin e gazit përsëri pas rrëzimit nga pushtetit të presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, në muajin shkurt të vitit ta kaluar.

XS
SM
MD
LG