Ndërlidhjet

HRW: Merkel mund të bëjë ndryshime në Azerbajxhan


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka bërë thirrje kancelares gjermane, Angela Merkel, që të kërkojë nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, që të lirojë gazetarët e burgosur, aktivistët e të drejtave dhe kritikët e qeverisë.

Apeli vjen në prag të takimit të dy liderëve më 21 janar.

Hugh Williamson, drejtor i HRW-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, ka thënë përmes një deklarate se Merkel duhet t’i japë një mesazh Aliyevit se ekziston një “lidhje e drejtpërdrejtë” midis marrëdhënieve më të ngushta ekonomike dhe politike me Evropën dhe lirimit të gazetarëve dhe aktivistëve të burgosur.

HRW thotë se zyrtarët azerbajxhanas kanë burgosur 34 kritikë të qeverisë në vitin 2014 dhe se kanë kaluar ligje kufizuese kundër grupeve të pavarura dhe organizatave joqeveritare.

Williamson ka thënë se Merkel “mund të bëjë ndryshime”.

Khadija Ismayilova, gazetare hulumtuese dhe kontribuese e Radios Evropa e Lirë, ndodhet në paraburgim në Baku, nën dyshimet se ka nxitur një person të bëjë vetëvrasje.

Mbështetësit e saj thonë se rasti është i motivuar politikisht.

XS
SM
MD
LG