Ndërlidhjet

Qeveria: S’është hequr dorë nga Trepça


Trepçë

Trepçë

Qeveria e Kosovës, përmes një kumtese për media, ka thënë sot se “Kuvendi i Republikës së Kosovës, me kërkesë të Qeverisë, dje ka aprovuar Ligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, me të cilin janë krijuar kushtet për punë normale të 'Trepçës', duke evituar fillimin e procedurave për falimentim”.

“Qeveria po ashtu dje e ka proceduar në Kuvend Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, me të cilin parashihet që për ‘Trepçën’ të hartohet Strategji Zhvillimore dhe të nxirret ligj i veçantë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sipas së njëjtës, “Trepça” është pasuri e Kosovës, është organizatë në territorin e Republikës së Kosovës, prandaj “me këtë kombinat do të udhëheqin institucionet e Republikës së Kosovës, të parapara me ligj, në interes të punonjësve të ‘Trepçës’ dhe të ekonomisë së Kosovës”.

“Çdo tentativë për të mbjellë huti se është hequr dorë nga ‘Trepça’ është e pavërtetë dhe qëllimkeqe”, thuhet në fund të komunikatës.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG