Ndërlidhjet

Vriten dhjetëra militantë në Afganistan


Afganistan

Afganistan

Autoritetet afgane kanë bërë të ditur se dhjetëra luftëtarë talibanë dhe militantë të tjerë janë vrarë në operacionet ushtarake, që janë zhvilluar gjatë ditëve të kaluara.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se së paku shtatë militantë dhe shtatë ushtarë janë vrarë në operacionet gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë, forcat e sigurisë kanë vrarë “52 kryengritës të armatosur”, përfshirë dy komandantë të lartë, dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë një ditë më herët.

Shumica e operacioneve janë kryer në provincat lindore të Afganistanit, përfshirë Konarin, Nangarharin dhe Paktikan.

XS
SM
MD
LG