Ndërlidhjet

ICG: Azia Qendrore nxit radikalizmin


Ilustrim
Ilustrim

Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) thotë se pesë vende të Azisë Qendrore duhet të zhvillojnë një plan të besueshëm koordinimi për të luftuar kërcënimet që paraqesin militantët e Shtetit Islamik dhe “rritjen e radikalizmit” në rjaon.

Në raportin e publikuar sot, “Siria thërret: Radikalizmi në Azinë Qendrore”, instituti ndërkombëtar thotë se 2,000 deri në 4,000 njerëz nga Azia Qendrore kanë ikur në zonat e kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik ose mbështesin kauzën e grupit ekstremist.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave thotë se Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani kanë bërë shumë pak për të adresuar Islamin radikal.

“… në vend të kësaj, ata janë duke nxitur radikalizmin, me kufizimin e lirive civile”, thuhet në raport.

XS
SM
MD
LG