Ndërlidhjet

Rebelët hyjnë në pallatin presidencial të Jemenit


Jemen

Jemen

Zyrtarët në Jemen kanë bërë të ditur se rebelët shiitë Huthi kanë granatuar rezidencën e presidentit në Sana dhe kanë hyrë brenda.

Ministrja për Informim, Nadia al-Sakkaf, ka shkruar në Twitter se shtëpia e presidentit Abd-Rabbu Mansur Hadi është sulmuar nga një grup i armatosur, pasditen e sotme.

Presidenti besohet të ketë qenë brenda pallatit.

Përshkallëzimi i dhunës në Sana ka nisur të hënën dhe shihet si përpjekje për grushtshtet.

Një komandant i ushtrisë jemenase ka thënë se rebelët Huthi janë duke vjedhur armë nga depotë e pallatit presidencial.

Rebelët kanë marrë kontrollin e Sanas në muajin shtator.

XS
SM
MD
LG