Ndërlidhjet

Ushtarët ukrainas sulmohen “nga forcat e rregullta ruse”


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët në Kiev kanë bërë të ditur se ushtarët ukrainas janë sulmuar nga forcat e rregullta ruse në veri të zonës së konfliktit në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se “luftimet e rënda po vazhdojnë pranë postblloqeve 29 dhe 31", duke iu referuar një pjese të rajonit të Luhanskut, pranë kufirit me Rusinë.

“Forcat e Ukrainës kanë ndaluar avancimin e trupave ruse… Situata në zonën e konfliktit është serioze, por nën kontrollin tonë”, ka thënë Lysenko.

Deklarata e tij vjen pas intensifikimit të luftimeve midis trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, sidomos përreth aeroportit të Donjeckut.

XS
SM
MD
LG