Ndërlidhjet

Obama: Hija e krizës ka kaluar


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Në fjalimin vjetor drejtuar kombit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka njoftuar se pas disa viteve të luftës dhe recesionit, “ hija e krizës ka kaluar” dhe se “gjendja e vendit është e fortë”.

Obama ka marrë meritat për rilindjen e vështirë të ekonomisë amerikane, me normë të papunësisë më pak se 5.6 për qind, dhe ka thënë se është koha “për të kthyer faqen e re”.

“Sonte, pas një viti të suksesshëm për Amerikën, ekonomia jonë është në rritje dhe krijimi i vendeve të punës në ritmin më të shpejtë që nga viti 1999. Norma jonë e papunësisë tani është më e ulët se para krizës financiare. Më shumë fëmijë diplomojnë, më shumë njerëz kanë sigurime dhe jemi më të lirë nga kthetrat e naftës së huaj, më të lirë seç kemi qenë në pothuajse 30 vjet”, ka thënë Obama.

Ai ka shfrytëzuar adresimin për të folur për strategjinë e tij ekonomike, përfshirë rritjen e taksave për amerikanët e pasur, për t’iu dalë në ndihmë atyre me më pak fat.

Obama i ka bërë thirrje Kongresit të Shteteve të Bashkuara që të miratojë një plan të infrastrukturës, i cili siguron porte moderne, ura të forta, trena më të shpejtë dhe lidhje më të shpejta të internetit.

XS
SM
MD
LG