Ndërlidhjet

Bisedime të reja për Ukrainën


Kiev, Ukrainë
Kiev, Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës takohen sot në Berlin, për të diskutuar krizën në lindje të Ukrainës.

Takimi vjen një ditë pasi ushtria e Ukrainës ka thënë se forcat e saj janë sulmuar nga forcat e rregullta të Rusisë në dy postblloqe në veriperëndim të qytetit Luhansk.

Moska nuk i ka komentuar këto pohime.

Duke njoftuar për takimin e sotëm, ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se rigjallërimi i luftimeve ka çuar në një “situatë kërcënuese”.

Luftimet janë intensifikuar gjatë fundjavës, sidomos për kontrollin e aeroportit të Donjeckut.

XS
SM
MD
LG