Ndërlidhjet

Ebola vazhdon të jetë kërcënim


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se afro 1,000 raste të reja me Ebola janë regjistruar në tri javët e fundit në Afrikën Perëndimore.

Ismael Ould Cheikh Ahmed, shef i Misionit të OKB-së për Reagim të Shpejtë ndaj Ebolës, ka thënë se virusi vazhdon të jetë “kërcënim global”.

Megjithatë, ai ka thënë se parashikimet “e tmerrshme” për 10,000 raste të reja në javë, nisur nga dhjetori i kaluar, nuk janë bërë kurrë fakte, për shkak të ndihmave mjëksore, logjistike dhe financiare nga e gjithë bota.

Ahmed i ka bërë këto komente para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas shifrave të OKB-së, mbi 8,000 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i fundit i Ebolës.

XS
SM
MD
LG