Ndërlidhjet

logo-print

Një palestinez ther disa izraelitë


Tel Aviv - foto arkivi

Tel Aviv - foto arkivi

Policia në Izrael ka bërë të ditur se një palestinez ka therur me thikë disa njerëz që po udhëtonin me autobus në qendër të Tel Avivit.

Policia ka thënë se ka kapur sulmuesin, ndërsa incidentin është duke e trajtuar si sulm terrorist.

Mediat izraelite thonë se dhjetë njerëz janë plagosur në incident, tre nga ta seriozisht.

“I dyshuari është një palestinez 23 vjeç nga qyteti Tulkarem”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Luba Samri.

Tulkarem është qytet në Bregun e pushtuar Perëndimor.

XS
SM
MD
LG