Ndërlidhjet

Merkel takon sot Aliyevin


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, takon sot në Berlin presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Dy liderët pritet të flasin për marrëdhëniet dypalëshe, politikën energjetike dhe çështje të tjera.

Organizata për të drejta të njeriut, Human Rights Watch, ka kërkuar nga Merkeli që t’i bëjë presion Aliyevit për të liruar të gjithë gazetarët e burgosur, aktivistët e të drejtave dhe kritikët e qeverisë.

HRW ka thënë se Azerbajxhani ka burgosur 24 kritikë të qeverisë në vitin 2014 dhe se ka kaluar ligje kufizuese kundër grupeve të pavarura dhe organizatave joqeveritare.

Khadija Ismayilova, gazetare hulumtuese dhe kontribuese e Radios Evropa e Lirë, ndodhet në paraburgim në Baku, nën dyshimet se ka nxitur një person të bëjë vetëvrasje.

Mbështetësit e saj thonë se rasti është i motivuar politikisht.

XS
SM
MD
LG