Ndërlidhjet

logo-print

AI kritikon ligjin rus për organizatat e huaja


Logo e Amnesty International

Logo e Amnesty International

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka kritikuar ashpër ligjin rus, i cili do të ndalonte “organizatat e huaja të padëshirueshme”.

Grupi, me seli në Londër, ka thënë se draft-ligji, i cili është miratuar në leximin e parë në Dumën Shtetërore, është një “tjetër shenjë shqetësuese për masat e fuqishme të autoriteteve për të kufizuar çdo hapësirë publike për kritika”.

Amnesty International ka cituar drejtorin e organizatës në zyrën në Moskë, Sergei Mikitin, të ketë thënë se “idetë që kërcënojnë liritë fundamentale” janë shpesh të detyrueshme në Dumën që kontrollohet nga partia në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Amnesty International ka thënë se ligji do të godasë organizatat ndërkombëtare që konsiderohet se përbëjnë “kërcënim për kapacitetin e mbrojtjes dhe të sigurisë së shtetit, ose për rendin publik apo shëndetin”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka akuzuar Perëndimin se bën përpjekje të dobësojë Rusinë.

XS
SM
MD
LG