Ndërlidhjet

AI kritikon ligjin anti-gay në Maqedoni


Ilustrim
Ilustrim

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka reaguar duke thënë se miratimi i një ndryshimi kushtetues, i cili ndalon martesat e së njëjtës gjini në Maqedoni, do të thellojë edhe më shumë diskriminimin në vend.

Ndryshimi, që është miratuar të martën në Parlamentin e Maqedonisë, e definon martesën si bashkim vetëm midis një burri dhe një gruaje.

Qeveria ka thënë se ky ndryshim do të “afirmojë, promovojë dhe mbrojë” bazën tradicionale të shoqërisë.

Zëvendësdrejtori për Evropën pranë organizatës Amnesty International, Gauri van Gulik, ka thënë se votimi shton diskriminimin, dhunën dhe jotolerancën në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG