Ndërlidhjet

Parisi planifikon të padisë Fox News-in


Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo.

Kryetarja e Parisit ka thënë se planifikon të padisë rrjetin televiziv amerikan Fox News në lidhje me raportet që sugjerojnë se në pjesë të kryeqytetit të Francës ka zona të kufizuara, të cilat janë të mbyllura për josmyslimanët.

Në një intervistë për televizionin CNN, Anne Hidalgo ka thënë se “imazhi i Parisit është paragjykuar, ashtu si edhe nderi i tij”.

“Mendoj se duhet t’i padisim, duhet të shkojmë në gjykatë për t’i tërhequr këto fjalë”, ka thënë Hidalgo.

Fox News, pas sulmeve të militantëve islamistë në Paris, dy javë ma parë, ka treguar një hartë, e cila nënvizon zonat “ku nuk mund të shkohet”.

Raporti është bërë subjekt i talljes në Francë dhe në mediat sociale.

XS
SM
MD
LG