Ndërlidhjet

Sulmet në Francë, ngrihen akuzat e para


Paris

Paris

Franca ka akuzuar katër burra për asistimin e një të armatosuri islamist, i cili ka vrarë pesë persona, dy javë më parë, në Paris.

Prokurori i Parisit, Francois Molins, ka thënë se akuzat paraprake, që lidhen me një terrorist, janë ngritur kundër katër personave të moshës 22 deri në 28 vjeç.

Ata janë akuzuar për ofrimin e mbështetjes logjistike për Amedy Coulibalyn, të dyshuarin kryesor për vrasjen e një policeje në Paris më 8 janar dhe për vrasjen e katër pengjeve në një dyqan hebre, po ashtu në Paris, më 9 janar.

Molins ka thënë se janë duke vazhduar kërkimet për shoqërues të tjerë, që përfshijnë të dyshuar edhe jashtë Francës.

Tre ditët e dhunës terroriste në Paris kanë nisur më 7 janar, kur dy persona të armatosur kanë vrarë 12 njerëz në zyrën e revistës satirike, Charlie Hebdo.

XS
SM
MD
LG