Ndërlidhjet

Aksidentohet Ali Ahmeti


Ali Ahmeti
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka pësuar një aksident trafiku sot në mëngjes, derisa po udhëtonte për në Shkup, ku duhej të takohej me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Zoti Meta është në një vizitë dyditëshe në Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Tetovë-Shkup.

“Kryetari Ahmeti dhe vozitësi janë mirë dhe në gjendje stabile, si dhe po trajtohen shkëlqyeshëm nga stafi i spitalit të Tetovës. Aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës shmangi përplasjen me makinat e tjera dhe u përplas me bankinën e pikë-pagesës rrugore. Shkak për aksidentin ishte dukshmëria e ulët si pasojë e mjegullës”, thuhet në një komunikatë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

XS
SM
MD
LG