Ndërlidhjet

Lavrov: SHBA do që të dominojë


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan të dominojnë botën dhe ka paralajmëruar Perëndimin se përpjekjet për të izoluar Rusinë do të dështojnë.

Duke folur në një konferencë vjetore në Moskë, Lavrov po ashtu ka thënë se Rusia mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe se do të bëjë gjithçka të mundur për të ndaluar luftimet, por për to ka fajësuar Kievin dhe Perëndimin.

Lavrov ka thënë se fjalimi i presidentit të SHBA-së, Barack Obama, drejtuar kombit, tregon se amerikanët duan sërish të thonë se “ne jemi numër një dhe bota duhet ta kuptojë këtë”.

Kjo nuk është qasje moderne, ka thënë Lavrov.

XS
SM
MD
LG