Ndërlidhjet

Ymeri kandidon për kryetar të VV-së


Visar Ymeri

Visar Ymeri

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deputeti i saj, Visar Ymeri, është i vetmi që ka paraqitur kandidaturën për kryetar të këtij subjekti politik.

“Në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm e ka shpallur të mbyllur procesin e pranimit të deklaratave të kandidaturave për kryetar dhe konstaton se kandidati për kryetar, Visar Ymeri, duke qenë edhe kandidatura e vetme, do të jetë kandidati i vetëm që do të vazhdojë procesin e brendshëm zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Vetëvendosje po ashtu ka thënë se në ditët në vijim do të njoftojë për ditën e votimit të kandidatit dhe afatet e tjera kohore.

Kryetar aktual i Lëvizjes Vetëvendosje është Albin Kurti.

XS
SM
MD
LG