Ndërlidhjet

Beogradi: Trepça të zgjidhet me marrëveshje


Trepça
Trepça

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se Beogradi nuk pranon zgjidhjet e njëanshme që përpiqet t'i imponojë Prishtina dhe se çështja e Kombinatit Trepça nuk ka asnjëfarë perspektive nëse nuk zgjidhet me marrëveshje.

“Beogradi nuk kushtëzon dhe nuk do të kushtëzojë vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Ky është interesi ynë jetik, shtetëror dhe kombëtar. Por, Beogradi nuk pranon zgjidhje të njëanshme që përpiqet t'i imponojë Prishtina, por mbështet zgjidhjen me dialog të të gjitha problemeve”, u ka thënë Drecun gazetarëve në Kuvendin e Serbisë.

Ai po ashtu ka thënë se është pritur që çështja e pronave të sillet në rendin e ditës në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel.

Por, siç është shprehur Drecun, Prishtina ka bërë përpjekje që në mënyrë të njëanshme të imponojë “zgjidhje plaçkitëse”, të cilat nuk do të ofronin asnjë perspektivë për Kombinatin e Trepçës.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG