Ndërlidhjet

Vriten 23 talibanë në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit ka thënë se forcat qeveritare kanë vrarë 23 militantë talibanë gjatë operacioneve në tri pjesë të ndryshme të vendit.

Në një deklaratë të publikuar sot, Ministria ka thënë se militantët janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në provincat Kandahar, Kunduz dhe Kapisa.

Po ashtu është thënë se janë vrarë edhe dy ushtarë nga Ushtria Kombëtare e Afganistanit.

Deklarata vjen një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ka përfunduar operacion njëmujor në provincën Kunar.

Ministria ka thënë se 261 militantë janë vrarë në Kunar, në mesin e tyre talibanë të huaj dhe afganë.

XS
SM
MD
LG