Ndërlidhjet

logo-print

Anija ruse “e spiunimit” ankorohet në Kubë


Ilustrim

Ilustrim

Një anije e inteligjencës ruse është ankoruar në kryeqytetin e Kubës, Havana.

Ky zhvillim vjen në prag të bisedimeve historike atje midis diplomatëve amerikanë dhe kubanezë.

Zyrtarët amerikanë kanë minimizuar arritjen e anijes Viktor Leonov CCB-175, duke thënë se është krejtësisht ligjore.

Por, vizita e anijes së inteligjencës dhe ekuipazhit të saj prej 200 detarësh nuk është njoftuar zyrtarisht nga autoritetet kubaneze.

Një delegacion i lartë i SHBA-së do të arrijë në Kubë sot, për bisedime dyditore me zyrtarët atje.

Zyrtarët kubanezë kanë thënë se rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, pas më shumë se 50 vjetësh, nuk do të çojë menjëherë në normalizim të marrëdhënieve.

Ish-Bashkimi Sovjetik ka qenë mbrojtësi kryesor i Kubës gjatë Luftës së Ftohtë.

XS
SM
MD
LG