Ndërlidhjet

Putin do të vizitojë Hungarinë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, planifikon të vizitojë Hungarinë muajin e ardhshëm.

Kremlini ka thënë se vizita më 17 shkurt do të jetë përgjigje për udhëtimin e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, në Moskë, në janar të vitit 2014.

Orban, vendi i të cilit është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është sulmuar nga Perëndimi për shkak të qëndrimit të tij pro Kremlinit.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe rolit të saj në krizën në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG