Ndërlidhjet

Microsoft zbulon detaje për Windows 10


Ilustrim
Ilustrim

Microsoft-i pritet të zbulojë sot detaje të reja për versionin e ardhshëm të sistemit të tij kompjuterik Windows.

Kompania ka ftuar gazetarë dhe analistë të industrisë së kompjuterëve për të ndjekur ngjarjen në selinë e saj në Uashington.

Përveç karakteristikave të reja të përfshira në sistemin operativ Windows 10, raportet thonë se kompania po ashtu planifikon të nxjerë brauzer (broëser) të përmirësuar të Internetit.

Shefja ekzekutive e Microsoftit, Satya Nadella, pritet të flasë për përpjekjet e kompanisë për të mbetur e rëndësishme, në kohën kur përdoruesit e kompjuterëve janë duke u zhvendosur me të madhe te pajisjet mobile dhe aplikacionet e internetit.

Windows 10 do të lëshohet gjatë këtij viti.

XS
SM
MD
LG