Ndërlidhjet

logo-print

Varroset foshnja 6 muajshe në Armeni


Gyumri, 21 janar 2015.

Gyumri, 21 janar 2015.

Armenët kanë varrosur një djalë gjashtë muajsh, i cili është therrur javën e kaluar gjatë një masakre kundër familjes së tij.

Autor i masakrës dyshohet se është një ushtar rus.

Gjashtë anëtarë të familjes së foshnjës janë gjetur të vdekur më 12 janar, në shtëpinë e tyre pranë bazës ushtarake ruse në qytetin Gyumri.

Foshnja, e cila ka pësuar plagë të mëdha me thikë, ka vdekur më 19 janar.

Autoritetet thonë se ushtari rus, Valery Permyakov, ka pranuar se ka kryer masakrësn, pasi është arrestuar nga autoritetet ruse në kufirin Armeni-Turqi, më 13 janar.

Sulmi ka shkaktuar protesta në Jerevan dhe Gyumri.

Rusia ka njoftuar më 20 janar se Permyakov do të gjykohet në Armeni nga një gjykatë ushtarake ruse.

XS
SM
MD
LG