Ndërlidhjet

logo-print

Franca rrit shpenzimet anti-terrorizëm


Kryeministri i Francës, Manuel Valls.

Kryeministri i Francës, Manuel Valls.

Franca ka thënë se do të krijojë 2,680 vende të reja pune dhe se do të rrisë shpenzimet për 425 milionë euro, për të forcuar luftën kundër terrorizmit.

Kryeministri Manuel Valls ka thënë se rreth 3,000 njerëz të përfshirë në “rrjetet terroriste” aktualisht kërkojnë mbikëqyrje në gjithë Francën.

Dy javë më parë, persona të armatosur islamistë kanë vrarë 17 njerëz në Paris.

Një prokuror ka thënë sot se katër burra janë akuzuar në lidhje me sulmet.

Tre nga ta dyshohet se kanë blerë armë për Amedy Coulibalyn, i cili ka vrarë një police franceze më 8 janar dhe katër pengje në një dyqan të hebrenjve më 9 janar.

I dyshuari i katërt thuhet se ka mbajtur armë në shtëpinë e tij.

Tre ditët e dhunës terroriste në Paris kanë nisur më 7 janar, kur dy persona të armatosur kanë vrarë 12 njerëz në zyrën e revistës satirike, Charlie Hebdo.

XS
SM
MD
LG