Ndërlidhjet

Aliyev: Te ne s’ka shkelje të të drejtave


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka hedhur poshtë kritikat për shkelje të të drejtave të njeriut në vendin e tij, duke thënë se liria e shtypit dhe të drejtat e tjera janë “të garantuara” në Azerbajxhan.

Aliyev i ka bërë këto komente pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Ai po ashtu ka përmendur popullaritetin e tij në Azerbajxhan, duke thënë se zgjedhjet presidenciale kanë “dëshmuar” se mbi 90 për qind e popullsisë e mbështet atë.

Edhe zgjedhjet parlamentare, edhe ato presidenciale në Azerbajxhan janë kritikuar nga organizatat ndërkombëtare, të cilat kanë thënë se ato nuk kanë qenë as të lira, as të drejta.

Merkelit i është kërkuar nga grupet e të drejtave të njeriut që t’i bëjë presion Aliyevit për të liruar gazetarët dhe aktivistët e burgosur.

Khadija Ismayilova, gazetare hulumtuese dhe kontribuese e Radios Evropa e Lirë, ndodhet në paraburgim në Baku, nën dyshimet se ka nxitur një person të bëjë vetëvrasje.

Mbështetësit e saj thonë se rasti është i motivuar politikisht.

XS
SM
MD
LG