Ndërlidhjet

Shtetet e Bashkuara dhe Kuba mbajnë sot bisedime të nivelit të lartë, të parat në disa dekada.

Takimi zhvillohet në kryeqytetin e Kubës, Havana.

Ai është pjesë e përmirësimit të raporteve midis dy vendeve, që është shpallur muajin e kaluar nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe ai i Kubës, Raul Castro.

Bisedimet vijnë disa orë pasi Obama i ka kërkuar Kongresit që të kapë shansin dhe t’i japë fund embargos së tregtisë kundër Kubës.

Bisedimet do të përqendrohen në migracionin dhe në rivendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga Roberta Jacobson, diplomate e lartë për Amerikën Latine.

XS
SM
MD
LG