Ndërlidhjet

Papa: Familjet e mëdha, “dhuratë e Zotit”


Papa Françesku
Papa Françesku

Papa Françesku ka thënë se familjet e mëdha janë “dhuratë e Zotit”.

Komentet vijnë vetëm disa ditë pasi ai ka thënë se katolikët nuk kanë nevojë “të shtohen si lepuj”.

Duke folur për gazetarët më 18 janar, në lidhje me kundërshtimet e Kishës Katolike për kontracepsionin artificial, Papa ka thënë se ka shumë mënyra për të rregulluar lindjet, që janë miratuar nga Kisha.

Sot, kreu i Selisë së Shenjtë ka thënë se shkaku kryesor i varfërisë është sistemi i padrejtë ekonomik dhe jo mbipopullimi.

“Familjet e shëndosha janë thelbësore për jetën e shoqërisë”, u ka thënë Papa të tubuarve në Sheshin e Shën Pjetrit.

XS
SM
MD
LG