Ndërlidhjet

Poroshenko: 9 mijë trupa ruse në Ukrainë


Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, e ka akuzuar Rusinë për dërgimin e më shumë se 9 mijë trupave në territorin e Ukrainës.

Këto komente, Poroshenko i ka bërë sot, teksa ka folur në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Poroshenko ka kërkuar nga Rusia që menjëherë të zbatojë të gjitha detyrimet e saj konform marrëveshjes së paqes të arritur në Minsk më 5 shtator, ta mbyllë kufirin si dhe të tërheqë të gjitha trupat nga territori ukrainas.

“Rusia tashmë i ka më shumë se 9 mijë trupa në territorin tim”, ka thënë Poroshenko.

Ai ka shtuar se në mesin e armatimit rus që gjendet në Ukrainë, ka edhe 500 tanke dhe armatim tjetër të rëndë.

Dislokimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, sipas tij, janë qartë një formë e agresionit.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka hedhur poshtë këto pretendime duke i quajtur si të pabaza.

XS
SM
MD
LG