Ndërlidhjet

logo-print

Pritet mbajtja e një proteste të madhe në Gjermani


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra mijëra njerëz, pritet të marrin pjesë në tubimet që janë planifikuar sonte në Leipzig të Gjermanisë, të cilat kanë për qëlllim kundërshtimin përkatësisht moskundërshtimin e islamizimit të Evropës.

Zyrtarët thonë se ata presin më shumë njerëz në protestën kundër lëvizjes anti-islamike Pegida, e cila gjithashtu pritet ta mbajë një tubim ku pritet pjesëmarrja e mijëra njerëzve.

Zyrtarët thonë se mund të ketë rreth 100 mijë protestues, përkrahës dhe kundërshtarë të Pegidas.

Lëvizja Pegida e ka anuluar një tubim të planifikuar për të hënën në Dresden të Gjermanisë, ngase policia për shkak të kërcënimeve për sulme terroriste, e kishte kërkuar anulimin e tubimit.

Policia në Dresden i ka anuluar tubimet pas kërcënimeve me vdekje ndaj bashkëthemeluesit të Pegida, Lutz Bachmann.

XS
SM
MD
LG