Ndërlidhjet

Në Rusi rrezikohet mbyllja e tri ueb faqeve


Ilustrim

Ilustrim

Mbikqyrësi i mediave në Rusi, Roskomnadzor, i ka paralajmëruar tri ueb faqe ruse të internetit se ka gjasë që t’iu merret licenca, për shkak të botimit të karikaturave të Profetit Muhammad.

Agjencia shtetërore ka bërë me dije se paralajmerimet iu janë dërguar faqeve RB.ru, RUNeës24.ru dhe Leoblinform.ru.

Sipas Roskomnadzor, kjo është vërejtja e dytë e cila mund të çoj në heqjen e licencës ndaj këtyre ueb faqeve.

Javën e kaluar, Roskomnadzor i kishte paralajmëruar mediat elektronike në Rusi, që të mos i ripublikojnë karikaturat e Profetit Muhammad të cilat së pari janë publikuar në magazinën franceze Charlie Hebdo.

XS
SM
MD
LG